LAJMI I FUNDIT:

Mbi 40 infermiere në Maqedoni kërkojnë të kthehen në punë

Mbi 40 infermiere në Maqedoni kërkojnë të kthehen në punë

Në vitin 2006 në Maqedoni u soll ligj nga Ministria e atëhershme e Shëndetësisë me të cilin disa motra medicinale u detyruan të transferohen nëpër firma private. Ligji parashihte kthimin e tyre serish në institucionet shtetërore shëndetësore, nëse ordinancat në të cilat punojnë do të mbyllen. Në vitin 2017 kur ligji u shfuqizua, këto motra medicinale mbetën pa punë, ndonëse me përvojë disavjeçare.

Të tillë ka edhe mjek të rinj të cilët largohen nga puna për arsye të mbylljes së ordinancave në të cilat punojnë, tha kryetarja e unionit të infermiereve.

TV21 kërkoi qëndrim nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje më këtë shqetësim të infermiereve. Ai thotë se të gjitha do të kthehen në institucionet shtetërore shëndetësore.

“Është bërë ndryshim në ligjin për mbrojtje shëndetësore, ato do të kthehen nëpër institucionet shëndetësore shtetërore pa konkurs. Ligji është në proces në 10 ditët e ardhshme do ta lëshojmë në procedurë”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Derisa këto motra medicinale po kërkojnë të kthehen në vendet e tyre të punës, shumë të tjera kanë zgjedhur që të braktisin Maqedoninë, për të punuar në shtetet evropiane. Shumica prej tyre kanë marrë vizë punë për në Gjermani.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori