Njëmbëdhjetëbiznese startup kanë avancuar në rrugën afariste me ndihmën e një granti të ndarë nga Innovation Centre Kosovo (ICK). Shuma e përgjithshme prej 36 mijë euro është bashkfinancuar nga Agjenciasuedeze SIDA nëpërmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë. Bizneset përfituese sot janë në një pozitë tjetër brenda tregut. Kanë rritur stafin dhe janë zgjeruar me hapësirat punuese.
Bizneseve startup, ardhja e një granti u ndryshon punën. Ato kanë më shumë liri dhe mund të planifikojnë më lehtë. E gjitha kjo pasi mundësia nuk është e përhershme. Paratë e grantit, ekipet kanë munduar t’i përdorin për zhvillimin e testimin e produkteve, për paga, në mbrojtje të të drejtave të pronësisëintelektuale, pajisje, softuer apo edhe në pjesëmarrjen e ekipit në ngjarje të rëndësishme të biznesit jashtë vendit.
Për të arritur deri te marrja e grantit, ekipet është dashur të jenë pjesë e Inkubatorit të ICK-së.
Formon, Kokrra dhe jCoders janë tre ndër njëmbëdhjetë bizneset startup që granti u ka mundësuar të zgjerojnë kapacitetet.
Rron Cena bashkë me shokët e tij Arianitin, Drini dhe punëtorët tjerë të biznesit kanë krijuar printerin 3D. Ata kanë përfituar shumë nga Inkubatori i ICK-së.
“Në njëfarë forme po të mos ishte ICK-ja, nuk do të ishim as ne. Na ka ndihmuar granti, por edhe stafi i ICK-së. Kemi përfituar nga vizitat që na kanë organizuar, por edhe nga kontaktet që na i kanë ofruar”, ka treguar Cena.
Ata kanë përfituar edhe një gjë tjetër nga ICK. Një garazh që nuk përdorej në bodrumin e ICK-së është shndërruar në mini-fabrikën e tyre. Prej aty del produkti i vetëm harduerik në rajon. Printeri 3D, me çmimin më të lirë dhe me lehtësinë më të madhe të përdorimit.Mjafton të klikosh ‘print’ dhe përfundon gjithçka.
Avazin e njëjtë të suksesit e ndjekin edhe jCoders. Arta Shehu tregon se akademia e tyre kur ishte themeluar ka pasur 14 nxënës, kurse tash numëron 500 nxënës. ICK-ja për ta ka qenë sikur “vëlla i madh” në ndihmë për hapat a parë. Për inkubatorin e Innovation Center Kosovo kishin dëgjuar në media, por një ekip paraprak u kishte propozuar të aplikonin aty.
“ICK na ka ndihmuar në hapat e parë duke ofruar zyrat dhe mentorimin për jCoders. Granti na ka ndihmuar tej mase për të parë më larg dhe për t’i realizuar ato që kemi ideuar. Ne edhe sot i rekomandojmë shokëve e shoqeve të aplikojnë në ICK”, ka thënë Shehu. Nga 2 themeluese, me sa kishte filluar punën jCoders, sot numëron 12 punëtorë.
Granti i pranuar nga ICK-ja, ka bërë qëbiznesi“Kokrra” të rritet dhe të pavarësohet.
“Granti na ka ardhur në momentin më të vështirë. Me ato parakemi siguruar zyrë, kamerë 360° dhe kemi mbuluar pagën e një kolegu të ri për tri muaj, pra na kanë ndihmuar tej mase”, ka treguar Leart Zogiani.
Ata sot numërojnë gjashtë punëtorë. Klientët e tyre janë në Kosovë por edhe jashtë vendit. Puna e tyre me theks në dizajnë, brendim, punim të animacioneve dhe grafikëve 2D e 3D, ka bërë që tëprezantohet rrjete, ekspozita, libra e festivale.
Grantet u ndanë gjatë një ceremonie të organizuar në kuadër të Startup Europe Week, program i Komisionit Europian dhe Startup Europe, i cili në Kosovë bashkë-organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK).
Innovation Center Kosovo do të vazhdojë edhe këtë vit ndihmën për bizneset startup, teksa brenda këtyre pesë vjetëve të punës ka ndihmuar mbi 100 biznese.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit