LAJMI I FUNDIT:

Mbi 34 mijë viza për Gjermani janë lëshuar vitin e kaluar, opozita e konsideron dukuri shqetësuese

Mbi 34 mijë viza për Gjermani janë lëshuar vitin e kaluar, opozita e konsideron dukuri shqetësuese

Mbi 34 mijë viza në total janë lëshuar nga ambasada gjermane në Kosovë gjatë vitit 2021. Opozita lë fajtor direkt Albin Kurtin duke thënë se njerëzit janë të zhgënjyer me premtimet populliste të kryeministrit.

Radhët e gjata para ambasadave të huaja viteve të fundit nuk janë të pazakonshme për Kosovën.


Qytetarët dëshirojnë të marrin një vizë të shteteve të Evropës.

Kërkesa më e madhe është për vizë të Gjermanisë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për RTV Dukagjinin thotë se gjatë vitit të kaluar janë lëshuar rreth 34 mijë viza për qytetarët e Kosovës.

Ky trend i kërkesës për viza po shihet me shqetësim nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Si PDK e konsiderojmë mjaft shqetësues faktin se të rinjtë tanë çdo ditë kërkojë viza për të shkuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Por, kjo kërkesë është rritur për shkak të vështirësisë për të jetuar në Kosovë, rritjen e çmimeve të produkteve bazike, rritjen e energjisë elektrike, paga të ulëta e shumë faktorë tjerë”, ka deklaruar deputetja Ariana Musliu-Shoshi, përcjell Telegrafi.

Edhe partia tjetër opozitare, fajtorë e konsiderojnë Qeverinë për largimin e të rinjve nga Kosova.

Sipas Muhamet Hamitit, qytetarët e të gjitha profesioneve janë të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Kemi raste të largimit të profesionistëve shëndetësor, inxhinierëve e të tjerë. Kemi një Qeveri që nuk ka program qeverisës, nuk ka program për zhvillim ekonomik dhe shoqërorë të Kosovës”, deklaroi Hamiti.

Derisa AAK thotë se Qeveria nuk ka ndonjë strategji për të ndaluar këtë dukuri.

“Të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në Kosovë pasi e kanë të vështirë të sigurojnë të ardhura për një jetë solide. Jemi dëshmitarë se në kompanitë publike tashmë nuk mund të punësohesh nëse nuk je anëtarë i partisë në pushtet. Ministria e Jashtme dhe Kryeministri nuk kanë asnjë strategji që do të ndalonte këtë dukuri”.

Analistët thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndalte trendin e largimeve nga Kosova.

“Po të kishim viza njerëzit që do të udhëtonin do ta shihnin se Evropa nuk është parajsa që është menduar nga të rinjtë”, deklaroi Gazmir Rraci.

Në vitin 2020 kur edhe ishte pandemia, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kishte lëshuar 18 mijë viza për qytetarët e Kosovës.

Një vit para këtij nga kjo ambasadë janë lëshuar mbi 50 mijë viza për kosovarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori