LAJMI I FUNDIT:

Mbi 300 mijë persona do të falin namazin e teravisë në sheshin Yenikapı, në Stamboll

Mbi 300 mijë persona do të falin namazin e teravisë në sheshin Yenikapı, në Stamboll

Në sheshin Yenikapı të Stambollit do të mblidhen mbi 300 mijë persona për të falur namazin e teravisë i cili organizohet nga Myftinia e Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Myftinia e Stambollit, në namazin e teravisë synohet pjesëmarrja e 313 mijë personave të cilët simbolizojnë shokët (sahabët) që morën pjesë në Luftën e Bedrit, e cila është lufta e parë mes mushrikëve të Mekës dhe myslimanëve në krye të të cilëve ndodhej profeti.


Në program, namazi i teravisë do të falet me 20 rekate në mënyrën enderun, traditën osmane në kuadrin e 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit.

Pas namazit të teravisë që do të drejtohet nga kreu i Çështjeve Fetare Diyanet, Ali Erbaş dhe drejtues të tjerë, do të bëhet duaja e qindra mijëra hatmeve të lexuara në mënyrën mukabele në të gjitha xhamitë e Turqisë gjatë muajit të Ramazanit.

Programi është planifikuar që të fillojë në orën 21:00, ndërsa rreshtimi për në namazin e teravisë do të bëhet në orën 22:00.

Zëvendës myftiu i Stambollit, Musa Bilgiç, tha se kryesia e Çështjeve Fetare Diyanet ka bërë hapa të rëndësishëm kryesisht nga pikëpamja e takimit të të rinjve me xhaminë dhe xhematin.

“Do të zhvillohet takimi i duasë së madhe për qindra mijëra hatmet e lexuara gjatë Ramazanit. Ky takim do të jetë për namazin e teravisë që falen në mënyrën me 20 rekate. Natën e 1 qershorit presim popullin tonë të marrë pjesë në programin historik të duasë së madhe”, tha Bilgiç.

Ai thekson se në sheshin Yenikapı kanë organizuar një program të madh për të përkujtuar dëshmorët me rastin e 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori