LAJMI I FUNDIT:

​Mbi 112.000 të shëruar nga coronavirusi deri më tani

​Mbi 112.000 të shëruar nga coronavirusi deri më tani

Deri më tani, 440.441 raste me coronavirus janë raportuar në të gjithë botën, prej tyre 112.036 janë shëruar dhe 19.755 kanë vdekur.

Sipas të dhënave nga Worldometers, aktualisht janë 308,650 raste aktive me coronavirus në botë.


Shumica e pacientëve tregojnë simptoma të buta të sëmundjes – 96 për qind ose 295.225 njerëz, 13.425 ose katër për qind e të infektuarve janë në gjendje të rëndë dhe kritike.

Numri më i madh i pacientëve u regjistrua në Kinë, ku filloi epidemia. Vende të tjera në renditjen më të lartë sipas numrit të infektuar janë Italia, SHBA, Spanja, Gjermania, Irani, Franca, Zvicra.

Numri më i lartë i vdekjeve nga coronavirusi është regjistruar në Itali, 6.820 persona sipas të dhënave aktuale. 3.434 njerëz vdiqën në Spanjë, 3,281 në Kinë. Vende të tjera me më shumë se një mijë vdekje përfshijnë Iranin me 2,077 vdekje dhe Francën me 1,100.

Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 63 raste, prej tyre një me përfundim fatal. /kp/Telegrafi/