LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 kosovarë gjenden aktualisht në zonat e konfliktit në Siri (Video)

Mbi 100 kosovarë gjenden aktualisht në zonat e konfliktit në Siri (Video)

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në Kosovë kundër 86 personave është ngritur aktakuzë për terrorizëm, prej të cilëve për dy persona Gjykata ka refuzuar aktakuzën, ndërsa 25 janë në fazën e gjykimit.

Reshat Millaku nga Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se aktualisht nën hetime janë 67 persona.


Sipas tij, këto aktakuza kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në Siri, e jo Afganistan.

Ndërkaq, sipas Policisë së Kosovës, mbi 300 persona kanë udhëtuar në zonën e konfliktit, prej të cilëve mbi 55 janë të deklaruar të vrarë/vdekur.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës për emisionin “Përballje” të transmetuar mbrëmë në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, thuhet se “Numri i personave që aktualisht gjenden në zonën e konfliktit është mbi 100 persona”.

Kosova pa bomba nga ekstremizmi fetar, por me qytetarë të vdekur (Video)
Lexo po ashtu Kosova pa bomba nga ekstremizmi fetar, por me qytetarë të vdekur (Video)

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 115 persona.

“Deri më tani janë arrestuar mbi 140 persona, nën dyshimin për raste që ndërlidhen me terrorizëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në Gjykatën Themelore në Prishtinë thonë se janë në procedurë penale gjithsej 35 të akuzuar që ndërlidhen me vepra penale të terrorizmit.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar gjithsej 31 të akuzuar”, ka thënë Mirlinda Gashi, zyrtare për informim në gjykatën themelore në Prishtinë.

Sipas saj, fajtorë me aktgjykim të formës së prerë janë shpallë 8 të akuzuar, ndërsa nuk është liruar asnjë i akuzuar nga akuza. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga emisioni Përballje
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga emisioni Përballje

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori