Mbi 10 mijë raste aktive me coronavirus – mbyllen klubet e natës, restorantet dhe sallat e dasmave hapur deri në 22:30
Një ditë më parë në vend u shënua numër rekord i të infektuarve me coronavirus, ku për 24 orë rezultuan pozitivë 1,765 persona.
Pas kësaj shifre alarmante, ministri i Shëndetësisë është takuar me përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ku edhe janë pajtuar që të marrin masa të reja anti-COVID.
Nga kjo Odë kanë njoftuar se nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, deri më 1 shtator, ndërkaq restorantet e kafeteritë do të punojnë deri në ora 22:30.
Sipas njoftimit, po ashtu do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte, në 150 dasmorë.
“Masat janë nga data 20.08.2021: Sallat e dasmave deri në ora 22:30, kapaciteti i klientëve 150 të pranishëm. Klubet e natës dhe diskotekat mbyllen deri më 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj punojnë deri 22:30”, thuhet në njoftimin e Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.
Tutje, bëhet e ditur se “Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se do të rekrutojnë me procedura sa më të shpejta 1 mijë punonjës shëndetësor në SHSKUK, në IKSHPK, ne inspektorat e vende të tjera.
Ai tha se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të shtunave dhe do të shtohen ekipet e vaksinimit.
Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se janë pajtuar me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shtrëngimin e masave anti-COVID.
Në komunikatë thuhet se do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektorateve në komuna dhe nivelin qendror.
Ndryshe, ministria Vitia në konferencën e së martës ka paralajmëruar për sot mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku do të merret vendimi për këto masa, e që do të hyjnë në fuqi nga 20 gushti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel