LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 mijë babadimra priten të vrapojnë në mini maratonën ‘Vrapo Babadimër’

Mbi 1 mijë babadimra priten të vrapojnë në mini maratonën ‘Vrapo Babadimër’

Ka disa vite me radhë që mbahet mini maratona ‘Vrapo Babadimër’, një iniciativë tejet interesante dhe qëllim-mirë, për grumbullim të të hollave për familjet në nevojë.

Këtë fundvit me 25 dhjetor në ora 12:00 grumbullohen dhe priten të vrapojnë mbi 1 mijë babadimra në këtë maratonë, ndërsa prej orës 13:00 do të ketë edhe program muzikor dhe balet.

‘Vrapo Babadimër’ drejtuar nga Jusuf Islami dhe OJQ-P5C po u vjen në ndihmë edhe këtë vit familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Ky është viti i shtatë që po organizohet një kampanjë e tillë, e cila ka marrë vëmendjen jo vetëm të mediave vendore por edhe atyre ndërkombëtare.

Aktiviteti po përkrahet nga komuna e Prishtinës, Drejtoria e Sportit dhe e Kulturës, si dhe disa biznese të tjera, e familjet të cilat do të ndihmohen përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale.

Nuk ka rëndësi sa anëtarë jeni, pakoja familjare kushton vetëm 20 euro, ndërsa sa u përket kostumeve për të rritur janë 10 euro dhe për fëmijë 5 euro, personat me nevoja të veçanta janë të liruar nga pagesa.

Vitin e kaluar në total janë ndihmuar 700 familje në nevojë dhe këtë vit pritet të ndihmohen shumë më shumë familje.

Ndër të tjera përmes mini maratonës do të shpërndahen edhe shumë dhurata për fëmijët në repartin e Hematonokologjisë.

Një kostum për ty është ndihmë për dikë tjetër, andaj mos hezitoni të bëheni pjesë e këtij organizimi.

Artikull i sponzorizuar