LAJMI I FUNDIT:

Mbetjet shtazore në kontejnerë, rrezik për qytetarët e Prishtinës (Video)

Mbetjet shtazore në kontejnerë, rrezik për qytetarët e Prishtinës (Video)

Problemi i grumbullimit të mbeturinave mbetet shqetësues për banorët e Prishtinës.

Gjatë verës kur edhe temperaturat janë të larta, kundërmimi i mbeturinave bëhet edhe më i rëndë dhe paraqet rrezik për përhapjen e ndonjë epidemie.


Një qytetar ka dërguar një video në “Zyrën e Ankesave” në RTV Dukagjini, ku tregon për një problem të tillë.

Në lagjen “Dardania” mbeturina të hedhura brenda e jashtë kontejnerëve po kundërmojnë erë të rëndë.

Siç shihet edhe nga pamjet në kontejnerë janë gjuajtur edhe mbetje të shumta të kafshëve të therura, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/