Në pjesë të caktuara të Shkupit kontejnerët thuajse janë stërmbushur nga mbeturinat. Kjo ka bërë që mbeturinat të derdhen edhe jashtë kontejnerëve duke bllokuar rrugët dhe trotuaret për këmbësorët.
Disa nga qytetarët që anketuam thanë për Alsat se një fotografi e tillë tashmë është bërë e zakonshme në Shkup.
“Që para një javë është kështu. Nuk di çfarë të them, po shihet në vepër”, tha një qytetare.
“Shumë keq, nuk mund të kalosh. Këtu banojmë. Kaloni edhe në Butel, rreth lumit Serava dhe shikoni se çfarë gjendje është. Njerëzit e bëjnë këtë, nuk e bëjnë kafshët”, u shpreh një qytetar.
Përveç mbeturinave me grumbuj, qytetarët ankohen se kundërmon erë e padurueshme.
Ata kujtojnë autoritetet se kontejnerët dhe pikat ku ato janë të vendosura duhet të pastrohen me ujë dhe dezinfektohen.
“Unë e mbaj mend Çairin e para 30-40 vjetësh, për Zotin ishte shumë pastër, kjo është katastrofë”, u shpreh një qytetare.
“Pikërisht sot po e shikoja, vetëm çerdhet dhe shkollat janë të rregulluara, qyteti është sikurse që duket këtu. Nuk janë vetëm këto kontejnerë, të gjithë kontejnerët janë përplot. Ndoshta nuk kanë staf të mjaftueshëm që ti mbledhin, gjë e tmerrshme. Shumë keq për stinën e pranverës. Nuk mund të kalosh rreth tyre, duhet ta mbyllësh hundën”, theksoi një qytetar.
Sedat Ramadani, ish punonjës i Higjienës Komunale në Shkup tha gjendja e krijuar me mbeturinat është pasojë e numrit të ulët të punëtorëve për pastrim.
“Nuk e bën punën si duhet se unë kam punuar 20 vjet aty. Shkon punon dy ose tre orë e kthehet në shtëpi. Nuk ka mjaftueshëm punëtorë, aty duhen ende punëtor. Tash nuk ke punëtor fshese, ne këtu punonim natën, unë këtë rrugë e kam pastruar deri lart atje. Tash dalin njerëzit e ecin, pluhuri ngrihet shumë”, tha Sedat Ramadani, ish punonjës i Higjienës Komunale.
Nga Higjiena Komunale nuk arritëm të marrim asnjë përgjigje për gjendjen e krijuar me mbeturinat pavarësisht telefonatave që bëmë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri