LAJMI I FUNDIT:

Mbetjet e dronit rus që ranë në Rumani, Stoltenberg: Nuk kemi asnjë indikacion se ishte e qëllimshme

Mbetjet e dronit rus që ranë në Rumani, Stoltenberg: Nuk kemi asnjë indikacion se ishte e qëllimshme

NATO nuk ka asnjë indikacion se mbetjet e një droni të gjetur në territorin e Rumanisë, janë rezultat i një sulmi të qëllimshëm rus në atë vend, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ukraina tha të hënën se dronët shpërthyen mbi Rumani gjatë një sulmi ajror rus në një port ukrainas përtej Danubit, transmeton Telegrafi.


“Gjatë një sulmi masiv rus pranë portit Izmail, dronët iranian Shaheds që i përdorin rusët ranë dhe shpërthyen në territorin e Rumanisë”, shkroi zyrtari ukrainas Oleg Nikolenko në Facebook, duke shtuar se ishte “një tjetër konfirmim se terrori raketor rus përbën një kërcënim të madh jo vetëm për sigurinë e Ukrainës por edhe sigurinë e vendeve fqinje, duke përfshirë edhe vendet anëtare të NATO-s”.

Ndërtesën e qendrës komanduese të ushtrisë ruse që u godit sot nga dronët kamikaz të ukrainasve, Putini e kishte vizituar disa herë  
Lexo po ashtu Ndërtesën e qendrës komanduese të ushtrisë ruse që u godit sot nga dronët kamikaz të ukrainasve, Putini e kishte vizituar disa herë  

Megjithatë, në reagimet e para Bukureshti mohoi që territori rumun të ishte goditur, por të mërkurën pati një kthesë kur ministri i Mbrojtjes, Angel Tilvar, tha se ka mundësi që pjesët e fluturakes pa pilot të gjetur në territorin rumun t’i përkasin një droni rus.

“Ne nuk kemi asnjë informacion që do të tregonte një sulm të qëllimshëm nga Rusia. Do të presim rezultatet e hetimit në vazhdim”, tha Stoltenberg.

Megjithatë, ai vuri në dukje rreziqet që vijnë nga sulmet ajrore ruse në afërsi të territoreve të disa prej vendeve anëtare të NATO-s.

“Është tregues i rrezikut të incidenteve dhe aksidenteve”, shtoi ai. “Pavarësisht nga rezultati i hetimit, jemi dëshmitarë të luftimeve dhe sulmeve ajrore pranë kufijve të NATO-s”, tha Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori