LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje morale për ish-ushtarët e UÇK-së, letra dhe vizatime nga fëmijët e Prishtinës dërgohen në Hagë

Mbështetje morale për ish-ushtarët e UÇK-së, letra dhe vizatime nga fëmijët e Prishtinës dërgohen në Hagë

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një aktivitet për t’u dhënë mbështetje morale ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Hagë.

Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Besianë Musmurati, ka njoftuar të premten se pas ligjëratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të kryeqytetit, fëmijët kanë realizuar punime të ndryshme.


Ajo ka bërë të ditur se këto punime do t’i shpërndajnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe disa prej tyre do t’i dërgojnë edhe në Hagë.

“Pas ligjëratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, fëmijët bënë punime të ndryshme që i shpërndamë në OVL të UÇK-së. Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

“Mrekullive të botës duhet t’i shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së”, ka shkruar Leka nga shkolla Naim Frashëri.

“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!”, ka shkruar Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallur Pavarësia.

“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës”, thuhet në letrën tjetër.

Musmurati tutje ka shtuar se shpresojnë që me këto letra “të përçojnë mirënjohjen e thellë që e kemi për UÇK-në dhe vlerat e saj”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori