LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë, rihapet aplikimi për masën 1.3

Mbështetje deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë, rihapet aplikimi për masën 1.3

Ministria e Financave njoftoi këtë të shtunë se ka rihapur aplikimin për masën 1.3 – Mbështetja e Punësimit të Grave.

Përmes kësaj mase, çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50 për qind të pagës për 3 muajt e parë.


“MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë. Çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë”, thuhet në njoftimin për media.

Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.

Ndërsa, kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.

“Aplikimi bëhet përmes shërbimit EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, përfundon MFPT-ja. /Telegrafi/