LAJMI I FUNDIT:

Mbështetja për Trumpin bie për 3 përqind pas publikimit të raportit të Muellerit

Mbështetja për Trumpin bie për 3 përqind pas publikimit të raportit të Muellerit

Numri i amerikanëve që mbështesin presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rënë për 3 përqind, duke shënuar rezultatin më të ulët të vitit.

Sondazhi i realizuar nga Reuters/Ipsos, u mbajt menjëherë pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA.


Ky sondazh, që u realizua të enjten, është i pari në nivel kombëtar, që bën matjen e mbështetjes së popullit amerikan pas publikimit të raportit që përbëhet nga 448 faqe, që numëron shumë raste të ndërhyrjes së mundshme të presidentit Trump në hetimet e ndikimit rus.

Sipas sondazhit, vetëm 37 përqind e moshës madhore në SHBA, kanë treguar mbështetje për presidentin Trump, në krahasim me 40 përqind të përkrahjes që kishte dalur në sondazhin e kaluar, të realizuar më 15 prill.

Në raport, Këshilltari i Posacëm, Robert Mueller, tha se hetimet nuk tregojnë se Rusia ka pasur ndikim në fushatën presidenciale të Trumpit. Por, hetuesit kanë hasur “në disa raste kur presidenti ka tentuar të ndikojë në hetime të nivelit të lartë”.

Sondazhi i Reuters/Ipsos është zhvilluar në mënyrë elektronike në tërë SHBA-në.

Sondazhi tregon se 50 përqind e amerikanëve mendojnë se presidenti Trump apo dikush nga fushata e tij, ka bashkëpunuar me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori