LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e deputetit të LVV-së emërohet u.d. sekretare në Ministrinë e Arsimit

Mbesa e deputetit të LVV-së emërohet u.d. sekretare në Ministrinë e Arsimit
Foto: Arkiv

Gjatë ditës së sotme është raportuar në media se mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, Fadile Dyla është emëruar si u.d. sekretare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

E njëjta [Fadile Dyla] e kontaktuar nga KALLXO.com as nuk e konfirmuar dhe as mohuar lidhjen familjare në mes të saj dhe deputetit Koka.


“E kemi zyrën e informimit dhe rendin shtëpiak dhe ata ju kthejnë përgjigje. Jo, por ne e kemi rendin shtëpiak dhe nuk mund ta shkelim”, është shprehur shkurt Dyla.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka thënë se tani e kuptoi që mbesa e tij është punësuar që 20 vite në Ministrinë e Arsimit.

Mbesa e tij u ngrit në detyrë nga Nagavci si UD e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit.

“U kyça në politikë sepse mendoi se Vetëvendosje është ajo që do ta luftoi korrupsionin, dhe do të kontribuojë me duart e pastërta, unë jam ai që kërkoi me mish e me shpirt që të luftohet korrupsioni dhe nepotizëm. Sa i përket mbesës sime ajo është e punësuar në MInistrinë e Arsimit që mbase 20 vite”, tha Kokaj në Kanal1o.

Tutje Kokaj tha se ai nuk e ka parë, dhe nuk ka qenë te vëllai që nga fillim i pandemisë, ndërsa Kokaj është kyçur në politikë që një vit, dhe se lufta kundër nepotizmin dhe korrupsionit është ajo çfarë jam kyç në politikë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka emëruar Ushtrues Detyre të Sekretarit të Ministrisë, Fadile Dylën me datën 25 të muajit maj.

Sipas MAShT-it, Dyla do ta mbajë pozitën e u.d. sekretares deri në përzgjedhjen e sekretarit permanent të kësaj ministrie.

Tutje ata kanë bërë të ditur se për plotësimin e pozitës së sekretarit të ri kanë filluar procedurat për rekrutim.

“Për plotësimin e pozitës së sekretarit, kanë filluar procedurat e rekrutimit sipas Ligjit Nr.06/L-114 Për Zyrtar Publik dhe Rregullores Nr.15/2020 për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nënpunësve të Lartë Drejtues. Në funksion të ruajtjes së vazhdimësisë institucionale gjatë procesit të zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm është caktuar si zëvendësuese, z. Fadile Dyla, e cila do të jetë në këtë pozitë deri në zgjedhjen e sekretarit/ose sekretare”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre për Kallxo.com.

Emërimi i Dylës në këtë pozitë kishte ardhur pasi, ish-U.D. Sekretarit, Agim Bërdyna i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.