Mbesa i dhuron gjyshit për ditëlindje veturën që e kishte ëndërruar gjithë jetën, shikoni reagimin e tij (Foto/Video)

14:"© Jukin Media

Ëndrra e kamotshme e një gjyshi nga Illionis i Shteteve të Bashkuara është bërë realitet, pasi që familja e tij i dhuruan një veturë të tipit Mercedes, të cilën gjithnjë e kishte ëndërruar – dhe reagimi i tij ishte tejet interesant.
Vetura e mbuluar me një çarçaf, ishte dhuratë për ditëlindjen e gjyshit të cilën ia kishte bërë mbesa Olivia Cardone Hasson, transmeton Telegrafi.
Këtë moment emocionues ajo e ka filmuar dhe më pas e ka postuar në internet, ku shihet reagimi i plakut për “dashurinë” e tij të jetës.
Në ato momente që familjarët e tij zbuluan veturën, gjyshi nuk mund të ndalte lotët nga emocionet që e kishin kapluar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































