LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e Francës në Tiranë: “Venecia” mund të ndërhyjë sërish

Ambasadorja e Francës në Tiranë: “Venecia” mund të ndërhyjë sërish

Kristina Vazak, ambasadore e Francës në Shqipëri, mendon se Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë sërish për të këshilluar autoritetet shqiptare për ngërçin Kushtetues ku ndodhet vendi.

Në një intervistë për “Abc News” ambasadorja e Francës merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së Bernd Borshardt, të cilin Presidenti Meta e ka shpallur të “non grata”.


Ambasadorja thotë se Komisioni i Venecias ka ardhur edhe herë të tjerë në Shqipëri dhe se “nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme të vinte sërish”, raportojnë mediat shqiptare.

INTERVISTA E PLOTË

Si diplomate dhe juriste, ambasadorja Vazak shpjegon se përse Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë sërish në krizën kushtetuese në vend:

“Komisioni i Venecias ka ardhur disa herë në Shqipëri. Pra nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme që të vijë edhe një herë tjetër. Por, ai është organ konsultues. Dhe një organ konsultues punon me etapa. Është ai që përcakton mënyrën si do të punojë, që vlerëson situatën, që shkokoleps çështjen, – nëse ma lejoni këtë shprehje. Ai e analizon në detaje dhe konsultohet. Dhe në vijim, redakton një projekt-raport”.

Ambasadorja flet edhe për projekt-raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke mos kursyer edhe çuditën për faktin se si ai rrodhi në media.

“Kam qenë personalisht e tronditur si mjaft të tjerë në Shqipëri dhe jashtë saj, – dhe tani po ju flas si juriste, – se si një projekt-raport u bë publik. Nuk duhet të kishte ndodhur.

Pra ka pasur rrjedhje të organizuara, nuk e di prej kujt, nuk di pse dhe si, dhe preferoj të mos e di, por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që t’i kërkohet mendim Komisionit të Venecias.

Por vendimi i takon autoriteteve shqiptare. Komisioni i Venecias është organ shumë i rëndësishëm dhe një organ jashtëzakonisht i respektuar”, shprehet ajo.

Gjithashtu, ambasadorja e Francës sqaron se ajo dhe kolegët e saj munguan në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sepse nuk ishin ftuar nga Presidenca.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori