LAJMI I FUNDIT:

Mbani miqtë afër, por…

Mbani miqtë afër, por…

Një studim befasues i USC-së tregon se truri e proceson dhimbjen e keqbërësve më shumë se dhimbjen e njerëzve që i duam.

Gjetjet kontradiktore nga një studim i ri i USC-së tregojnë se një pjesë e trurit që është e lidhur me dhimbjen e të tjerëve aktivizohet më fort duke i shikuar vuajtjet e njerëzve të urryer në krahasim me njerëzit e dashur.

Derisa mund të supozojmë që ne jemi më të ndjeshëm ndaj njerëzve që i duam, studimi mund të tregojë se truri i njeriut fokusohet më shumë në nevojën për të monitoruar armiqtë nga afër, sidomos kur ata janë duke vuajtur.


”Kur jeni duke e shikuar ndonjë film të zhanrit aksion dhe keqbërësi duket të jetë mundur, momenti i vdekjes së tij tërheq intensivisht përqendrimin tonë,” theksoi Lisa Aziz-Zadeh nga Instituti i Trurit dhe Kreativitetit nga kolegji i USC Dornsife of Letters, Arts and Sciences. “Ne e shikojnë atë nga afër për të parë nëse ai është vrarë me të vërtetë, sepse kjo është kritike për ta parashikuar potencialin e tij për hakmarrje në të ardhmen.”

Studimi ekzaminoi aktivitetin në të ashtuquajturën “matricën e dhimbjes” së trurit, një rrjet që përfshin korteksin insula, cingulatën e përparme, dhe kortekset somatosensorike – rajonet të cilat aktivizohen kur një individ e shikon një person tjetër duke vuajtur.

Matrica e dhimbjes mendohet të jetë e lidhur me ndjeshmërinë – duke na lejuar që ta kuptojmë dhimbjen e tjetrit. Megjithatë, ky studim tregon se matrica e dhimbjes mund të jetë më e përfshirë në procesimin e dhimbjes në përgjithësi, dhe jo domosdoshmërisht e lidhur me procesimin e dhembshurisë.

Pjesëmarrësit, të cilët të gjithë ishin të bardhë, meshkuj, dhe çifutë – së pari shikuan video të individëve urryes, antisemitë të cilët ishin në dhimbje dhe pastaj video të tjera të individëve tolerantë, jourryes që ishin në dhimbje. Truri i tyre ishte skanuar me rezonancë magnetike funksionale (fMRI) për të treguar nivelet e aktivitetit në matricën e dhimbjes.

Çuditërisht, matricat e dhimbjes së pjesëmarrësve ishin më të aktivizuara kur i shikonin antisemitët duke vuajtur në krahasim me individët tolerantë.

“Rezultatet zbuluan më tej fleksibilitetin e trurit në procesimin e situatave komplekse sociale.” theksoi Fox. “Truri përdor kontekstin e plotë të situatës për ta iniciuar një reagim të përshtatshëm. Në këtë rast, reagimi i trurit është i lidhur me rritjen relative të nevojës për ta ndjekur dhe për ta kuptuar dhimbjen e personit urryes.

Një hap tjetër i mundur për hulumtuesit do të jetë përpjekja për ta kuptuar se si rregullimi i reagimit emocional të dikujt ndaj stimujve të tillë si këto, ndryshon modelet rezultuese të aktivitetit të trurit. /Telegrafi/