LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seria e fundit për Edukim të obligueshëm i KSHZ-së para zgjedhjeve të dhjetorit

Mbahet seria e fundit për Edukim të obligueshëm i KSHZ-së para zgjedhjeve të dhjetorit

Ekipet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot, nesër dhe të enjten do të ta mbajnë serinë e fundit të punëtorive për edukim të obligueshëm të komisioneve komunale zgjedhore para Zgjedhjeve të parakohshme të caktuara më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtori sot do të mbahen në Shkup, Shtip, Prilep dhe Manastir. Nesër ekipet e KSHZ do të jenë në Strumicë, Bogdancë, Ohër, Tetovë dhe Gostivar, kurse të enjten edukim në komisionet komunale do të mbahet në Kumanovë.


Në punëtori do të prezantohen edhe video manuali edukativ, e cila KSHZ e ka përgatitur me ndihmën e Misionit të OSBE-së.

Në punëtori do të mund të jenë prezent edhe vëzhguesit e akredituar, si dhe gazetarë. /Telegrafi/