LAJMI I FUNDIT:

Mbahet punëtoria nga I4PA dhe KSPAG për arritjet e dialogut teknik dhe ndikimi i tij në jetën e qytetarëve

Mbahet punëtoria nga I4PA dhe KSPAG për arritjet e dialogut teknik dhe ndikimi i tij në jetën e qytetarëve

Grupin për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi në bashkëpunim me Institutin për Analiza të Politikave (I4PA) ka mbajtur në Ferizaj punëtorinë e tretë më radhë “Arritjet e dialogut teknik dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të qytetarëve”.

Drejtoresha Ekzekutive e I4PA, Dea Gecaj, ka deklaruar se ky organizim në bashkëpunim me shoqërinë civile ka për qëllim informimin e tyre në lidhje me përfitimin, ndikimin dhe zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.


“Qëllimi i sotme është informimi i pjesëtarëve të shoqërisë civile mbi arritjet e dialogut teknik. Shoqëria civile shpeshherë me iniciativat e saja ndikon në agjendat politike të shtetit. Andaj me të drejtë mund të themi se në shtet modern demokratike përpos tri shtyllave të qeverisjes mund të shtojmë edhe mediet dhe shoqërinë civile”, tha Gecaj, njofton Telegrafi.

Eksperti i dialogut me Serbinë, Dren Zeka ka elaboruar funksionet e marrëveshjeve teknike dhe përfitimet që kanë rrjedh nga dialogu. Sipas Zekës, Kosova duhet të merret ekskluzivisht me zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Ai tutje foli në mënyrë kronologjike mbi momente kryesore të dialogut si dhe marrëveshjet e dala nga ai. Në fund të fjalës së tij, zotëri Zeka, inkurajoi pjesëmarrësit të përcjellin nga afër procesin e dialogut në mënyrë që të kuptojnë benefitet dhe mënyrat se si ata mund të kontribuojnë në këtë proces.

Në anën tjetër zyrtari për politika në Grupin për Ballkan (BPRG), Abdullah Ferizi, foli për qëllimin e projektit, pjesë e të cilët është ky aktivitet, i cili është të promovojë dhe t’i komunikojë përfitimet e qytetarëve nga ky proces në jetën e tyre të përditshme.

Nga ana e pjesëmarrësve u cek rëndësia e dialogut si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Pjesëmarrësit treguan për përvojat e tyre në të kaluarën dhe përvojat e tyre tash pas arritjes së marrëveshjeve, e me theks të veçantë ajo për lëvizjen e lirë. Ata po ashtu u shprehen se frustrimi mbi moszbatimin e këtyre marrëveshjeve ekziston për të dyja vendet.

Iniciativa si kjo e sotshme, u shpreh Florina Ujupi, janë shumë të nevojshme për informimin e të rinjve mbi një proces që nuk është edhe aq interesant për qytetarët. Ajo theksoi se punëtoria shërbeu për informim më të saktë rreth dialogut. Pjesëmarrësit u shprehen se është e nevojshme që dialogu të udhëhiqet nga persona adekuat për një rezultat sa më të dobishëm dhe pozitive për qytetarët e të dyja palët.

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori