LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferenca “NATO dhe Ballkani Perëndimor-Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”

Mbahet konferenca “NATO dhe Ballkani Perëndimor-Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë për të dytën ditë me radhë mbajnë konferencën rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.


Kjo konferencë është mbajtur edhe të hënën, ku presidenti Hashim Thaçi theksoi se Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë.

Sipas tij, Kosova është pa kurrfarë dyshimi shteti më proevropian, më pro NATO dhe më pro amerikan në botë, ndërsa është njëkohësisht shteti më i izoluar.