LAJMI I FUNDIT:

Mbahet gara rajonale e robotikës

Mbahet gara rajonale e robotikës

Edicioni i pestë i Samitit Dixhtal të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Ministria e Ekonomisë së Kosovës dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KEK), solli në Prishtinë ekspertë të TIK-ut, biznese, përfaqësues të qeverisë, përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe më gjerë.

Kjo ngjarje e veçantë robotike mblodhi së bashku fëmijë të fiksuar pas teknologjisë për të krijuar përvoja të veçanta dhe të paharrueshme përmes kodimit.

Gjatë dy ditëve të Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022”, morën pjesë rreth 1300 pjesëmarrës, ku janë mbajtur 11 panele me më shumë se 60 folës.

Zhvillimin e garës e ndoqën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku.