Ngjarja më e madhe e cila i dedikohet sektorit të gjelbër në Kosovë do të mbahet me datat 30-31 tetor në sallën "1 Tetori" në Prishtinë.

Festivali i Gjelbër ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë eficiente dhe të riciklimit.


Mbi 40 kompani vendore do të prezantojnë produktet e tyre, ku këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën eficiente.

Pjesë e këtij festivali janë, pavijoni i gjelbër, aktivitetet paralele dhe forumet e gjelbra ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor do të diskutojnë trendët më të fundit në fushën e ekonomisë së gjelbër.

green festival 4

Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të fokusohet në:
- Teknologjinë e gjelbër dhe inovative
- Energjinë e rinovueshme
- Urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin
- Mbrojtjen e ambientit