LAJMI I FUNDIT:

Mbahet me dyer të mbyllura takimi i Kurtit me përfaqësuesit e sindikatave

Mbahet me dyer të mbyllura takimi i Kurtit me përfaqësuesit e sindikatave

Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje është mbajtur takimi në mes të Albin Kurtit me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Ky takim me ndërmjet Kurtit dhe sindikalistëve vjen pas paralajmërimeve të grevave nga këto të fundit në rast se nuk zbatohet Ligji për Paga këtë muaj.


Takimi mes tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura, përcjell Telegrafi.

Dje, këshillat drejtues të këtyre tri sindikatave pas konsultimeve të brendshme është marrë vendim që punëtorët të presin zbatimin e Ligjit të Pagave, përkatësisht marrjen e pagave me këtë Ligj.

“Lusim palët e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese e njëherë shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejnë zgjidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, përfundon komunikata e përbashkët e tri sindikatave.

Sindikatat kërkojnë zbatimin e Ligjit të ri për Paga
Lexo po ashtu Sindikatat kërkojnë zbatimin e Ligjit të ri për Paga

Kujtojmë se deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, në muajin shkurt të këtij viti, kishin miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje. /Telegrafi/