LAJMI I FUNDIT:

Mbahet bazar ndërkombëtar i bamirësisë në Shkup

Mbahet bazar ndërkombëtar i bamirësisë në Shkup

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sot në Shkup u mbajt Bazari i gjashtë ndërkombëtar i bamirësisë.

Në hapjen e bazarit mori pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.


Organizator i bazarit është Macedonia Welcome Centre (DMWC) bashkë me ambasadat në Maqedoni, bashkësinë e biznesit, sektorin joqeveritar dhe shkollat ndërkombëtare.

Charles Garrett, ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni, është kryetar nderi i bazarit për vitin 2016, ndërsa Qyteti i Shkupit është mbulues kryesor.

Mjetet e grumbulluara nga Bazari do të dedikohen për Qendrën ditore për fëmijët në rrugë – Shuto Orizare./Telegrafi/