LAJMI I FUNDIT:

Mazda vazhdon ta avancojë motorin Skyactiv-X (Foto)

Mazda vazhdon ta avancojë motorin Skyactiv-X (Foto)

Nëpërmjet këtij motori, Mazda vazhdon ta ruajë sistemin me djegie të brendshme

Kemi parë shpesh pjesë të motorit Skyactive-X, i cili shfrytëzon të raport të lartë të kompresionit që shkakton ndezjen më të mirë të karburantit, duke e shpenzuar më pak dhe përfituar sa më shumë energji, transmeton Telegrafi.

Ishte thënë se ky motor i fuqishëm dhe ekonomik, do të ishte pjesë e Mazda3 që është lansuar këtë vit. Kur kjo makinë u lansua pa Skyactive-X, të gjithë ishin të pakënqur, sepse kishin pritje të mëdha.

Tani, Mazda ka bërë të ditur kapacitetin, si dhe fuqinë e këtij motori që është duke vazhduar për ta avancuar. Mësohet se Skyactive-X, do t’i ketë 2.0 litra dhe katër cilindra, ndërsa do të prodhojë 177 kuaj fuqi.

“Sistemi me djegie të brendshme, nuk ka mundësi të zhduket, andaj duam ta bëjmë më të mirë, që ta ruajmë me teknologji të avancuar” është thënë në raportin e kompanisë.

Fillimisht, do të fillojë të shitet në Evropë, Japoni, Australi dhe Kinë, ndërsa sa i përket çmimit, pritet të mësohet gjatë muajit që vjen. /Telegrafi/