LAJMI I FUNDIT:

Mazda konfirmon gjeneratën e ardhshme MX-5, thotë se do të vazhdojë “me të njëjtën recetë”

Mazda konfirmon gjeneratën e ardhshme MX-5, thotë se do të vazhdojë “me të njëjtën recetë”

Mazda mund të jetë e fokusuar në zgjerimin e gamës së saj të SUV-ve për momentin, por prodhuesi japonez i automjeteve nuk e ka harruar MX-5.

Roadster-i ikonë ka një vend të garantuar në gamën e ardhshme të Mazda-s me gjeneratën e pestë që është tashmë në zhvillim, e vendosur për të ruajtur virtytet e paraardhësve të tij, përcjell Telegrafi.


Joachim Kunz, kreu i zhvillimit të produktit dhe inxhinierisë në Mazda Europe, foli për Autocar për të ardhmen e MX-5.

“Është ikona e markës sonë dhe trajtohet gjithmonë në mënyrë të veçantë”.

“… Sigurisht që një ditë do të na duhet ta elektrizojmë, por duam ta mbajmë këtë koncept të pastër”.

Komentet nga shefi i inxhinierisë lënë të kuptohet se Mazda ka synimin t’i qëndrojë besnike karakterit të fokusuar të këtij modeli. /Telegrafi/