LAJMI I FUNDIT:

Mazda 6 e gatshme deri në verën e vitit të ardhshëm

Mazda 6 e gatshme deri në verën e vitit të ardhshëm

Mazda shpesh quhet Alfa Romeo japonez, kjo për shkak të dizajnit dhe performancave që i ka kjo veturë.

Bëhet fjalë për Mazda 6, që si në dizajn ashtu dhe në motor është mresëlënës, transmeton Telegrafi.


Në ofertë është motori me 3.0 litra me naftë, por do të jetë i disponueshëm edhe ai hibrid, e më vonë është premtuar se do të ketë edhe plug-in hibrid dhe një model elektrik.

Në Mazda është bërë e ditur se 6 do të jetë një veturë shumë konkurruese në treg, dhe do të jetë paksa më i shtrenjtë sesa paraardhësi.

Ajo pritet të dalë nga shiriti prodhues i fabrikës në verën e vitit të ardhshëm, dhe deri atëherë besohet se nga Mazda do të zbulojnë detaje tjera sa i përket karakteristikave të 6. /Telegrafi/