LAJMI I FUNDIT:

May qetëson bizneset britanike lidhur me BREXIT-in

May qetëson bizneset britanike lidhur me BREXIT-in

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se Bashkimi Evropian po përpiqet të arrijë një marrëveshje për BREXIT këtë vjeshtë, duke qartësuar liderët e bizneseve në vend.

Londra dhe Brukseli janë angazhuar në arritjen e kushteve për divorcin deri në fund të këtij viti dhe bizneset janë shqetësuar se nëse kjo nuk arrihet, do të ketë ndërprerje në zinxhiret e furnizimit. Ajo njoftoi 120 liderë të bizneseve mbi progresin e bisedimeve me Brukselin.


Zyra e May deklaroi se ekzistojnë ende shumë çështje por që pritet të arrihet një marrëveshje në muajin nëntor. Ndërsa, pyetej se çfarë mund të bëjnë bizneset për BREXIT, May sugjeroi që firmat t’i shkruajnë politikanëve në Britani të Madhe dhe në Evropë, që t’i vënë në dije liderët që bizneset kërkojnë një rezolutë.

Ministri për BREXIT, Dominic Rab, tha gjatë javës së kaluar se plani parandalues që synon të mbrojë kufijtë e hapur mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, duhet të jetë i përkohëshë.

Politikanët pro-BREXIT në Qeverinë e May kanë shprehur shqetësime se marrëveshjet e përkohëshme me Bashkimin Evropian, që u mungon një afat kohor, kthehen në zgjidhje të përhershme me kalimin e kohës. /Telegrafi/