LAJMI I FUNDIT:

May paralajmëron katastrofë nëse nuk mbështetet plani për BREXIT-in

May paralajmëron katastrofë nëse nuk mbështetet plani për BREXIT-in

Kryeministrja britanike Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit se dështimi për të mbështetur planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian, do të ishte katastrofë për Britaninë, në prag të votimit në Parlament.

Ligjvënësit pritet të votojnë të martën, pas dështimit të votimit në dhjetor për shkak të mungesës së mbështetjes edhe nga vet partia e saj.


May, duket se është duke e arritur mbështetjen e duhur, por ajo theksoi përsëri për mediat britanike se ligjvënësit nuk duhet të dëshpërojnë popullin që votoi për BREXIT.

“Ky veprim do të ishte katastrofë dhe i pafalshëm si dhe thyerje e besimit të demokracisë në vendin tonë”, tha May.

“Mesazhi im për Parlamentin këtë vikend është i thjeshtë: është koha të harrojmë lojërat dhe të bëjmë atë çfarë është e duhur për vendin tonë”, shtoi ajo.

Britania, vendi i pestë në botë më ekonominë më të madhe, duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, sipas marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori