LAJMI I FUNDIT:

Maxima, August dhe Aurelia: Pse Mark Zuckerberg ua vë fëmijëve emrat sipas perandorëve romakë

Maxima, August dhe Aurelia: Pse Mark Zuckerberg ua vë fëmijëve emrat sipas perandorëve romakë
(Foto: Instagram/La Republica)

Mark Zuckerberg ka qenë prej kohësh i magjepsur nga Roma e lashtë. Dëshmi për këtë janë emrat që ua ka vënë vajzave të tij – Maxima, August dhe Aurelia.

Bashkëthemeluesi i Facebookut njoftoi të premten e kaluar se është bërë baba për herë të tretë, duke zbuluar se ai dhe gruaja Priscilla Chan e kanë quajtur vajzën e tretë Aurelia. Emri është një referencë për perandorin romak Marcus Aurelius.


Vajza e parë e 38-vjeçarit quhet Maxima, që është një formë e emrit latin Maximus. Vajza e dytë quhet August, sipas perandorit romak Augustus – të cilin Zuckerberg e konsideron si “një nga figurat më magjepsëse në histori”.

View this post on Instagram

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Obsesioni i tij me Romën filloi përpara se të bëhej baba. Në një intervistë të vitit 2018 me New Yorker, ai tha se u interesua për Romën e lashtë kur mësonte latinisht në shkollën e mesme.

Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë

“Ka kaq shumë figura të mira, të këqija dhe komplekse. Unë mendoj se Perandori Augustus është një nga më magjepsësit. Me një qasje të ashpër, ai vendosi 200 vjet paqe në botë”, kishte deklaruar në atë kohë.

View this post on Instagram

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Kur Zuckerberg dhe Chan u martuan në vitin 2012, ata kaluan muajin e mjaltit pikërisht në Romë.

“Gruaja ime tallej me mua, duke thënë se ishim tre në muajin e mjaltit: unë, ajo dhe August. Kishte skulptura të ndryshme të perandorit Augustus në të gjitha fotot”, kishte thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori