LAJMI I FUNDIT:

Maxi Lopez pensionohet nga futbolli

Maxi Lopez pensionohet nga futbolli

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Catanias, Milanit dhe Torinos, Maxi Lopez ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli i luajtur.

Sulmuesi argjentinas mbushi 37 vjeç në prill dhe ishte pa kontratë pas periudhës së tij një sezonale me Sambenedettese në Serie C.

Megjithatë, ai ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë dhe të pensionohet nga futbolli i luajtur, duke mos tentuar të gjej klub të ri.


Lojtari ka luajtur për shumë klube, duke filluar me River Plate dhe vazhduar nëpër Barcelonë, Real Mallorca, Cska Moska, Gremio, Catania, Milan, Sampdoria, Chievo, Torino, Udinese, Vasco da Gama, Crotone dhe Sambenedettese.

Maxi Lopez gjithashtu kishte një martesë të stuhishme me Wanda Naran, e cila u shemb kur ajo u nda nga ai dhe më pas u martua me shokun e tij të atëhershëm të Sampdoria, Mauro Icardi.

Njoftim për pensionim e bëri vet sulmuesi argjentinas në profilin e tij privat në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori