LAJMI I FUNDIT:

Matthaus: Sancho më befasoi kur e pashë duke luajtur për herë të parë

Matthaus: Sancho më befasoi kur e pashë duke luajtur për herë të parë

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus e ka pranuar se është një tifoz i madh i talentit anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Ish-lojtari i Manchester Cityt dhe Watfordit u transferua në verë te skuadra gjermane Dortmund.

Që nga ajo kohë, Sancho ka bërë paraqitje të mira te Dortmundi duke fituar edhe një vend në ekipin kombëtar të Anglisë.


Southgate publikon listën e Anglisë pas vazhdimit të kontratës, Sancho ftohet për herë të parë
Lexo po ashtu Southgate publikon listën e Anglisë pas vazhdimit të kontratës, Sancho ftohet për herë të parë

Megjithatë, legjenda gjermane Matthaus ka treguar një histori teksa është befasuar nga cilësitë e talentit anglez kur e ka parë për herë të parë tek luante.

“Herën e parë që e pashë Jadon Sanchon, ai më bëri të fokusohem tek ai dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, ka thënë fillimisht Mattaus për The Sun.

Sancho njihet për eksplozivitetin, së bashku me golat dhe asistimet (Getty Images)

“Ishte pikërisht ndeshja kur ai luante për Anglinë U-17 kundër Norvegjisë në kampionatin evropian”.

“Unë isha në palestër, në makinën vrapuese dhe duke shikuar televizorin, por pas 15 minutash nuk më vrapohej, pasi doja ta shihja atë”.

Njihuni me Jadon Sanchon - Nuk ka startuar në asnjë ndeshje për BVB, por është asistusi më i mirë top pesë ligat evropiane
Lexo po ashtu Njihuni me Jadon Sanchon - Nuk ka startuar në asnjë ndeshje për BVB, por është asistusi më i mirë top pesë ligat evropiane

“Normalisht nuk do ta bëja kurrë këtë. U fokusova në drejtimin tim, por desha të dija më shumë për këtë djalë të mrekullueshëm që kisha parë tek luante”.

“Nuk e njihja fare, ose për kë luani, por dija vetëm mbiemrin e tij”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori