LAJMI I FUNDIT:

Mats Hummels drejt kalimit në Serie A – dy ekipe të mëdha interesohen për të

Mats Hummels drejt kalimit në Serie A – dy ekipe të mëdha interesohen për të

Legjenda e Borussia Dortmundit, Mats Hummels, pritet që të largohet nga klubi këtë verë dhe dy klube të mëdha në Serie A janë shumë të interesuara për shërbimet e gjermanit.

Hummels ka qenë njëri ndër qendërmbrojtësit më konsistent gjatë dekadës së fundit dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek Dortmundi dhe Bayern Munich përgjatë viteve.

Kontrata e gjermanit me Dortmundit pritet të skadojë në fund të sezonit dhe ende nuk është konfirmuar se çfarë premton e ardhmja e tij.


Sipas gazetës gjermane Bild, e ardhmja e Hummeslit nuk është vendosur ende pasi ekziston mundësia që ai të pensionohet, të rinovojë me Dortmundin apo të largohet në drejtim të një ekipi tjetër.

Pavarësisht kësaj, raporti sugjeron se Milani dhe Juventusi kanë shprehur interesim të madh për qendërmbrojtësin, pasi po shikojnë që të përforcojnë ekipin e tyre për sezonin e ardhshëm, në kërkim të titullit në Itali.

Kur Hummels dhe Dortmundi do të përballen me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve më 1 qershor, do të jetë mundësia e dytë e gjermanit për t’u bërë kampion evropian dhe me gjasë mundësia e fundit për ta bërë këtë me Dortmundin.

Fituesi i Kupës së Botës duhet të presë deri pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit për të marrë vendimin përfundimtar dhe rezultati mund të luajë një rol të madh në atë se çfarë premton e ardhmja për të./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori