LAJMI I FUNDIT:

Matoshi mbështet 4 komuna me projekte në vlerë rreth 1 milion euro

Matoshi mbështet 4 komuna me projekte në vlerë rreth 1 milion euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarët e 4 komunave të Republikës së Kosovës: Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët ka nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për financimin e disa projekteve në fushën e mjedisit.

“Me rastin e nënshkrimit të këtyre memorandumeve ministri Matoshi ka ri-përsëritur gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për përkrahjen e komunave në përmirësimin e gjendjes së mjedisit.


Projektet për të cilat sot u nënshkruan memorandume të bashkëpunimit janë:

1. Ndërtimi i ujësjellësit në Gjonaj, Prizren, i cili kap vlerën prej 277 mijë euro, dhe do të zgjidhë problemin e sigurimit të ujit të pijshëm për banorët e kësaj pjese të Prizrenit;

2. Vazhdimi i projektit të rregullimit të shtratit të lumit Llap, Podujevë, në vlerë prej 150 mijë euro;

3. Ndërtimi i kanalizimit Breznicë- Kozaricë, në vlerë totale 100 mijë euro për këtë vit, dhe po ashtu me 100 mijë euro është mbështetur edhe vitin e kaluar;

4. Ndërtimi dhe rregullimi i kanalizimit në fshatin Breznicë – Kozaric –Obiliq, 100.000 euro;

5. Rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjëve – Obiliq, 50.000 euro;

6. Pastrimi i lumenjve, përrockave dhe kanaleve, Obiliq, 100.000 euro;

7. Pastrimi i lumenjve në Kufcë, Stanishor, Prekovc dhe llabjan, i cili kap vlerën buxhetore prej 200 mijë euro për këtë vit.”, thuhet në njoftimin për media.

Përveç këtyre projekteve MMPH, këtë vit në këto komuna realizon edhe projekte tjera për të cilat procedurat i zhvillon ministria.

“Të gjitha këto projekte janë edhe një hap më shumë në angazhimin tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetareve të vendit” ka deklaruar ministri Matoshi.

Ministri Matoshi para kryetarëve të këtyre komunave ka shprehur besimin e tij që këto projekte do të realizohen me kohe dhe do të kenë një menaxhim efikas nga komunat përkatëse.

Njëkohësisht ai kërkoj nga kryetarët një angazhim më të madh në mbrojtjen e mjedisit, mirëmbajtjen e zonave të gjelberta, mbrojtjen e lumenjve nga ndotja, dhe krahas kësaj të vetëdijesojnë qytetarët për mbrojtjen e mjedisit edhe përmes aplikimit të gjobave.

Nga ana tjetër kryetarët e komunave: Agim Veliu, Mytaher Haskuka, Xhafer Gashi e Svetislav Ivanovici, falënderuan ministrin Matoshi për përkrahjen e vazhdueshme dhe financimin e këtyre projekteve që sipas tyre janë shumë të rëndësishme për mjedisin dhe qytetarët e komunave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori