Ministra e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Fatmir Matoshi, është takuar me anëtarët e Pamkos-it, Asociacion i Kompanive Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës në kuadër të së cilës hyjnë KRM “ Pastrimi”- Prishtinë, KRM “Ambienti”- Pejë, KRM “ Ekoregjioni”- Prizren, KRM “ Çabrati”- Gjakovë, KRM “Ecohigjiena”- Gjilan, KRM “Pastërtia”- Ferizaj dhe KRM “Uniteti” – Mitrovicë.
Gjatë këtij takimi, Matoshi dhe anëtarët e Pamkos-it, kanë diskutuar për sfidat që kanë kompanitë regjionale të mbeturinat si ato teknike ashtu edhe ligjore, dhe zgjedhjen e tyre përmes institucioneve të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast ministri Matoshi ofroi mbështetje për këto kompani aksionare, duke i vlerësuar si partnerët kryesor të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“ Kompanitë që ju drejtoni janë të rëndësishme për ministrinë që e drejtoj dhe vendin tonë. E di që keni sfida dhe bashkërisht do të mundohemi që t’i tejkalojmë. Për t’i kaluar këto sfida, unë propozoj ta bëjmë një grup punues të përbashkët dhe t’i hedhim në letër gjitha kërkesat tuaja”, tha ministri Matoshi.
I pari i MMPH-së, po ashtu kërkoi nga përfaqësuesit e Kompanive Regjionale të Mbeturinave që t’i evidentojnë dhe raportojnë keqpërdoruesit e mjedisit si dhe të shikohet mundësia përmes komunave që përfaqësuesit e tyre të kenë të drejtë të japin gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende të palejuara.
Ministri Matoshi, tregoi për veprimet që janë ndërmarrë në menaxhimin e mbeturinave nga MMPH-ja.
“ Ne e kemi pasur aksionin ‘Ta pastrojmë Kosovën’, i cili aksion ka pasur qëllim që të arrihet një vetëdijesim tek qytetarëve për hedhje të mbeturinave në vende të palejueshme dhe besoj që ja kemi arritur. Si ministri e kemi një grand prej 7 milion euro, ku 3.5 janë nga MMPH-ja dhe 3.5 nga GIZ-i Gjerman për menaxhim të mbeturinave. Po ashtu tash së fundmi kemi ndarë kontejner për komuna. Kemi pasur po ashtu edhe një grant nga JICA Japoneze për shpërndarje të kamionëve”, tregoi ministri Matoshi.
Ndër tjerash ministri Matoshi tregoi se MMPH-ja është në proces të procedurave ligjore të Strategjisë për Menaxhim të Mbeturina si dhe ka miratuar Udhëzimin për Gjoba Mandatore që do t’i kontribuoj një mjedisi pa mbeturina.
Ndërsa anëtarët e Pamkos-it, gjatë këtij takimi kanë treguar për sfidat që hasin Kompanitë Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës, duke filluar borxhet e akumuluara, mungesa e pajisjeve të reja për grumbullim të mbeturinave, kamata e ndëshkimit nga ATK-ja, deponitë ilegale dhe sfidat në menaxhimin e mbeturinave
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën