LAJMI I FUNDIT:

Matoshi dhe Minxhozi në koordinim për mbledhjen e dy Qeverive

Matoshi dhe Minxhozi në koordinim për mbledhjen e dy Qeverive

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, Kosovë- Shqipëri, që do të mbahet në muajin nëntor në Komunën e Pejës.

Sipas një komunikate të MMPH-së, ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi kanë diskutuan për përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare Kosovë- Shqipëri dhe shndërrimin e tij në atraksion turistik.


“Shpallja e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur është paraparë në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2017, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, shëndetit dhe mirëqenien e qytetareve të të dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për mundësin e zhvillimit të Junikut dhe Tropojës si dhe mundësin e krijimit të fondeve për pastrimin e liqenit të Fierzës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori