LAJMI I FUNDIT:

Mathias Enard vjen në Prishtinë

Mathias Enard vjen në Prishtinë
Portrait of Mathias Enard 08/09/2015 ©Hannah ASSOULINE/Opale/Leemage

Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, në kuadër të veprimtarisë së tyre në fushën edukimit dhe librit, me 16 dhe 17 tetor sjellin në Kosovë shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur nga Franca, Mathias Enard, njofton Ambasada Franceze në Kosovë.

Enard ka pesë vepra tashmë të përkthyera në gjuhën shqipe nga “Buzuku”, si: “Busulla”, “Zona”, “Përsosmëria e qitjes”, “Tregoju për betejat, mbretërit dhe elefantët”, “Rruga e vjedhësve”.


Sipas njoftimit të Ambasadës, në kuadër të misionit të tij letrar në Kosovë, Mathias Enard do të nderohet nga Komuna e Prishtinës me “Çelësin e Qytetit”.

Agjenda e tij është si më poshtë:

E MARTË, 16 Tetor 2018

Vendi: Aleanca Franceze e Prishtinës, rruga Lah Nimlani 15;
Ora 20:00: Takim me publikun e Aleancës Franceze të Prishtinës, shkrimtari nënshkruan librat e tij për publikun.

E MËRKURË, 17 Tetor 2018

Vendi: Komuna e vjetër e Prishtinës (Zyra e Kryetarit)
Ora: 08:15- Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Qytetit” nga Kryetari i Komunës z.Shpend Ahmeti

Vendi: Universiteti i Prishtinës (Departamenti i gjuhës dhe letërsisë frënge)
Ora: 10:30 – 12:00 Ligjëratë me titull “Meqenëse ata janë qenie njerëzore”

Vendi: Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare
Ora: 14:15 – 15:15 Takim i hapur me nxënësit e shkollave të mesme.

Të gjitha takimet dhe ligjëratat do të jenë në gjuhën frënge, dhe do të ketë përkthim shqip.