LAJMI I FUNDIT:

Maslov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO s’do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Maslov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO s’do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Ambasadori i federatës ruse në Greqi, Andrey Maslov duke folu për televizionin grek “ERT” tha se integrimi i intensifikuar i Maqedonisë në NATO nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e gjendjes në Ballkan”.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Rusia dëshiron të vendosë ndikim e vet në Ballkan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendi ynë e pranoi vendin tuaj fqinj me emrin e ri, por për fat të keq zgjidhja e kontestit të emrit hapi rrugën e Maqedonisë në Aleancën veriatlantike dhe kjo s;do të ndikojë te siguria dhe stabiliteti i Ballkanit”, tha ambasadori i Rusisë në Athinë, Andrey Maslov.


Ambasadori rus në Greqi sqaroi se në vitet e fundit disa vende janë përpjekur që të krijojnë një rend të ri të gjërave “që nuk bazohet në të drejtë ndërkombëtare, por në të ashtuquajturat rregulla që këto vend vet i vendosin dhe i prezantojmë si qëndrim i supozuar i bashkësisë ndërkombëtare”.

“Sa i përket politikës së Rusisë në Ballkan, i hedhim poshtë pretendimet që shpesh i shohim nëpër media se Rusia dëshiron të vendos ndikimin e vet në Ballkan. Ne duam të zhvillojmë marrëdhëniet me gjithë vendet e Ballkanit në nivel bilateral dhe jemi të gatshëm t’i zhvillojmë këto marrëdhënie në nivel në të cilën vet vendet e dëshirojnë”, sqaroi Maslov në intervistë për “ERT”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori