LAJMI I FUNDIT:

Maska mund të sigurojë mbrojtje më të mirë kundër COVID-19 sesa një vaksinë, thotë drejtori i CDC-së

Maska mund të sigurojë mbrojtje më të mirë kundër COVID-19 sesa një vaksinë, thotë drejtori i CDC-së

Vendoja e një maske në fytyrë mund të sigurojë mbrojtje më të mirë kundër COVIDd-19 sesa një vaksinë, pohoi mjeku Robert Redfield, drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së, gjatë raportimit para nënkomitetit të Ndarjeve të Senatit Amerikan.

“Unë madje mund të shkoj aq larg sa të them se maska në fytyrë më mbron më shumë kundër COVID-19 sesa një vaksinë anti coronavirus. E gjithë kjo sepse imuniteti mund të jetë 70 për qind, por nëse nuk marr një përgjigje pozitive rreth imunitetit, vaksina nuk do të më mbrojë”, shpjegoi Redfield, raporton CNN.


Ai ka shtuar se qytetarët amerikanë ende nuk i vendosin maskat në fytyrë në atë nivel që mund të kontrollojë në mënyrë efektive shpërthimin, transmeton Telegrafi.

Mjeku amerikan beson se së shpejti do të shpëtojmë nga maskat
Lexo po ashtu Mjeku amerikan beson se së shpejti do të shpëtojmë nga maskat

“Kështu që unë dua të vazhdoj t’i kërkoj publikut amerikan të marrë përgjegjësinë, veçanërisht 18 deri në 25 vjeçarët, ku ne po shohim një shpërthim të ri në Amerikë”, tha Redfield.

“Nëse po më pyetni kur do të jetë në dispozicion një vaksinë, kështu që ne mund të fillojmë të përfitojmë për t’u rikthyer në jetën tonë të rregullt, unë mendoj se ndoshta në tremujorin e dytë, në fund të tremujorit të dytë , tremujori i tretë 2021”, pohoi ai.

Ndryshe, SHBA-ja ka raportuar 6.61 milionë njerëz të infektuar me virus gjersa kanë vdekur mbi 196 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori