LAJMI I FUNDIT:

MASHT nuk ka informacion nëse në Kamenicë do të nisë nesër gjysmë vjetori i dytë

MASHT nuk ka informacion nëse në Kamenicë do të nisë nesër gjysmë vjetori i dytë

Të hënën në të gjitha shkollat e Kosovës pritet të fillojë gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2019/20.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor.


Drejtori i Departamentit të Arsimit Para-universitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha përmes telefonit për KP se MASHT në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar gjysmë vjetorin e dytë, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor.

Istogu tha se në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë procesi mësimor, përveç në Komunën e Kamenicës, për të cilën tha se nuk kanë informacion se a do të fillojë nesër, krejt kjo për shkak të reformave në arsim që ka ndërmarrë kryetari i kësaj komune Qendron Kastrati.

“Ministria e Arsimit në bazë të planeve dhe programit, gjysmë vjetori i dytë i këtij viti shkollor, sipas udhëzimit administrative dhe kalendarit shkollor, procesi mësimor fillon më 13 janar, dhe në kontakt me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale të arsimit dhe sigurisht edhe ata në koordinim me drejtorët e institucioneve shkollore, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë. Një problem i veçante mund të jetë në Komunën e Kamenicës, por tash nuk e di pasi nuk kemi informacione se si do të shkojë procesi rreth reformës së arsimit që e ka marrë kryetari i Komunës së Kamenicës”, tha Istogu.

Ai uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që në këtë gjysmë vjetor të jenë më të suksesshëm, në aspektin e realizimit të procesit mësimor dhe uron koordinim më të madh në mes të shkollave

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori