LAJMI I FUNDIT:

MASH do të ndajë mbi 2800 bursa për studentët në Maqedoni

MASH do të ndajë mbi 2800 bursa për studentët në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për vitin akademik 2017/2018 do të ndajë gjithsej 2.890 bursa për studentët e rregullt të regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë i universiteteve publike dhe private dhe institucionet për arsim të lartë.

Sipas konkursit, të cilin MASH e publikoi sot do të ndahen 1.500 bursa për studentë nga kategoritë sociale, si dhe 630 bursa (590 bursa për studentët e regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 40 bursa për studentë të regjistruar në studimet universitare, nga cikli i parë në universitetet private dhe institucionet për arsim të lartë), për studentët të cilët kanë arritur sukses jashtëzakonisht të lartë në mësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për studentët e regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i parë studimor nga regjistrimi vijues prej të paktën 8,50, ndërsa për studentët e fakulteteve nga artet shoqërore dhe në fakultetet nga artet të kenë të arritur të paktën 9,00 sukses mesatar nga viti i parë deri në vitin vijues i regjistruar studimor.

Studentët të cilët paraqiten në konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike të vendosur në faqen http://konkursi.mon.gov.mk, duke filluar prej sot (10 nëntor) deri më 20 nëntor të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori