Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) përmes një komunikate për media thotë se është e shqetësuar për situatën pandemike në vend, pasi që numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 ka shënuar rritje edhe në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë.
MASH thotë se të hënën, 22 mars 2021 mësimi do të mbahet sipas skenarit me të cilin shkollat janë duke punuar aktualisht, transmeton Telegrafi.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke e analizuar situatën në koordinim të plotë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, SBASHK-un, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në procesin mësimor. Deri në një vendim tjetër, MASh njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se të hënën, 22 mars 2021 mësimi do të mbahet sipas skenarit me të cilin shkollat janë duke punuar aktualisht”, thuhet në njoftimin e MASh.
Tutje në njoftim thuhet se ” në mënyrë që t’i mbajmë shkollat hapur, është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë akterëve, prandaj, MASh kërkon nga nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”.
“Po ashtu, MASh kërkon nga task forcat në të gjitha nivelet që të kryejnë detyrat sipas Udhëzuesit, ndërsa DKA-të dhe menaxhmenti i shkollave të kujdeset për dezinfektimin e shkollave dhe respektimin e masave kundër pandemisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'