Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska ka deklaruar se do të ketë rishikim të teksteve shkollore dhe se ky proces do të kryhet në mënyrë ligjore.
Ajo ka shtuar se në procesin e revizionit do të përfshihen të gjithë librat në të cilat janë nënvizuar gabime, fakte të pavërteta, përmbajtje diskriminuese, gjuhë e urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. Deskoska po ashtu ka thënë se revizioni nënkupton eliminimin e përmbajtjeve të pavërteta.
“Revizioni nuk do të jetë revizion i fakteve por i fakteve të pavërteta, disa çështje të cilat kanë ndodhur nuk mund t’i fshijë nga historia as unë as askush tjetër , por gjuha e urrejtjes, gjuha e paragjykimeve, stereotipet gjithsesi se do të eliminohen dhe duhet të eliminohen. Nuk duhet t’i mësojmë fëmijët tanë me stereotipet, dhe unë hapat e parë që kam bërë në punën time kanë qenë tërheqja e dy librave të cilat kanë pasur në përmbajtjen e tyre paragjykime”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska.
Duke folur për reformat e paralajmëruara në sistemin arsimor, ministrja Deskoska ndër të tjera tha se nuk mund të thuhet nëse sistemi i Cambridge do të hidhet shfuqizohet që nga klasa e parë.
Grupi punues bëri analiza dhe ajo analizë është gati dhe të hënën së bashku me Zyrën për zhvillimin e arsimit dhe faktorët tjerë të kyçur në këtë proces do të na publikohet propozimi i grupit punues. Në përputhje me atë propozim do të shohim në bazë të planeve mësimore , nëse librat e Kembrixhit përputhen për atë plan mësimor apo jo. Pra, në bazë të asaj se çfarë do të punohet do të nxirret në debat publik, nëse përputhen atëherë edhe ata libra do të mund në mënyrë të barabartë të konkurrojnë me tjerët, por nëse nuk janë atëherë do të bien, varësisht nga plani mësimor, shtoi Deskoska.
Gabime të ndryshme nëpër tekstet shkollore, si ato drejtshkrimore por edhe shtrembërime të fakteve historike kanë shoqëruar për shumë vite me radhë mësimin e nxënësve shqiptarë.
Në librin e lëndës “Shoqëria” për klasën e pestë fillore flamuri i Kosovës vijon të prezantohet si simbol shtetëror grek, ndërkaq në librin e Gjeografisë në shqip për klasën e pestë gabimet vërehen që në ballinën e librit, ku emri i lëndës ka gabime drejtshkrimore. Pos këtyre lëshimeve, të pranishme vazhdojnë të mbeten edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike për shqiptarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore