MASH Maqedoni: Fillon shpërndarja e teksteve shkollore të reja për arsimin fillor
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjatë ditës së djeshme filloi dorëzimi i teksteve shkollore të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta në arsimin fillor dhe do të përfundojë gjatë dy javëve të ardhshme.
Bëhet fjalë për 52 tekste shkollore të përgatitura sipas plan-programeve të reja mësimore dhe të shkruara në të gjitha gjuhët në të cilat realizohet mësimi në shkollat fillore në vend – gjuhë maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake. Ato do të zëvendësojnë materialet mësimore të cilat i përdorin nxënësit më të vegjël ndërsa e përgatisin materialin për tremujorin e parë. Menjëherë pas këtij prioriteti vijon shtypja e disa teksteve të reja për arsimin e mesëm profesional.
Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në plan-programet e reja mësimore dhe tekstet shkollore, sepse ky është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, gjegjësisht për procesin edukativo arsimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251