Masat kundër ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, pa rezultate

Pavarësisht premtimeve të shumta, projekteve е ligjeve të ndryshme të miratuara, Maqedonia e Veriut edhe këtë vit po përballet me ndotje të madhe të ajrit, në veçanti me uljen e temperaturave.
Shkupi, Kumanova, Velesi e Tetova, janë qytetet me ndotjen më të lartë në vend ndërkohë që Shkupi është radhitur edhe në listën e dhjetë kryeqendrave botërore me ndotjen më të lartë.
Niveli i grimave PM10 ka thyer të gjitha rekordet për këtë pjesë të vitit, duke arritur në disa raste edhe mbi 10 herë më shumë se normat e lejuara. Ndotja kryesisht vjen nga ngrohja e amvisërive me dru dhe vajra djegës, djegia e gomave, industria e rëndë, automjetet, e shkaktarë të tjerë.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov kur para dy viteve kishte marrë drejtimin e kryeqendrës kishte thënë se “deri në vitin 2021 Shkupin do ta bëjë kryeqendër evropiane të gjelbër”, por tani në gjysmën e mandatit ai thotë se “nuk është për zgjidhje të shpejta andaj edhe duhet kohë për të përmirësuar gabimet e 30 viteve të fundit”.
“Shkupi nuk duron improvizime. Ajo që na ka ndodhur në qytet në 30 vitet e fundit është gjithçka, por jo edhe strategji për zhvillimin e qytetit. Ne po i shohim pasojat, por kemi edhe plan për dalje nga gjendja e rëndë”, ka deklaruar Shilegov në llogaridhënien për punën e tij dyvjeçare.
Ai ka premtuar tramvaj në Shkup, përmirësimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, obligime për kapacitetet energjetike për vendosjen e filtrave për mbrojtje nga ndotja, si dhe subvencione të ndryshme për qytetarët për aplikimin e masave ekologjike.
Por, ish kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, thotë se Shkupi asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se tani në qeverisjen e LSDM-së.
“Pas gjysmës së mandatit të Shilegovit, si prefekt i Shkupit, kryeqendra jonë është në nivelin më të ulët të mundshëm sa i përket higjienës, ajri nuk u pastrua në mënyrë magjike siç pretendonte ai, kemi shkatërrim të hapësirave të gjelbëruar. Asgjë nuk funksionon, asgjë nuk u realizua nga ajo që kishte premtuar”, ka deklaruar Trajanovski.
Ndotja e lartë e ajrit është regjistruar edhe në rajonin e Tetovës prej nga shoqatat ekologjike sërish kanë kërkuar masa konkrete.
“Duhet masa konkrete, nuk di e sata herë është që ne si shoqata, si aktivistë bëjmë thirrje për masa konkrete që do sjellin zgjidhje për problemin”, ka deklaruar Elmedina Abdullahu, drejtuese e shoqatës “Nëna dhe Fëmija”.
Aktivistët thonë se përveç masave të premtuara, institucionet duhet të nisin inspektimet në terren pasi sipas tyre ende nuk ka asnjë masë kundër ndotësve të ajrit.
“U bëjmë thirrje institucioneve kompetente, sidomos Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësorë të bëj monitorim të jashtëzakonshëm në kapacitetet kyçe, që janë ndotësit më të mëdhenj në qytet dhe rrethinë , thotë Natasha Amdiu nga Shoqata “Instituti i gjelbër”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Defilimi maturantëve serbë në veri, Sveçla: Kosova nuk lejon provokime që rrezikojnë rendin dhe sigurinë

Dugolli: Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik

Deputetët me "duar në xhepa" angazhojnë asistentë personalë

U ul mbi veturë, por përfundon i lënduar rëndë në kokë pasi automjeti u nis nga i dyshuari

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën e re të Lamine Yamal

Një lojtar që vlente 80 milionë euro tre vjet më parë po largohet nga Barcelona për një shumë të vogël parash

Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë

Trump: Nuk po kërkoj marrëveshje me BE-në, tashmë është vendosur - tarifa prej 50 për qind