LAJMI I FUNDIT:

Masat (jo) efektive anti-COVID, që Qeveria i vendosi 19 ditë më parë

Masat (jo) efektive anti-COVID, që Qeveria i vendosi 19 ditë më parë
Foto: Ilustrim

Vendosja e masave shtrënguese nëpër komuna nga Qeveria e Kosovës, kishte pasuar shtimin e rasteve me COVID-19. Por, bazuar në të dhënat zyrtare, vërehet një dallim i vogël në numrin e rasteve me coronavirus mes fazës së para vendosjes së këtyre masave dhe periudhës pasuese pasi që këto masa hynë në fuqi.

Sot janë bërë 19 ditë nga data kur me vendim të Qeverisë kanë hyrë në fuqi masat e fundit anti-Covid. Sipas këtij vendimi të gjitha komunat e Kosovës ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve. Zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Kryministri Avdullah Hoti ditë më parë kishte deklaruar se këto masa kanë treguar rezultate.

“Masat që kemi ndërmarrë deri më tani për parandalim të pandemisë COVID-19 kanë dhënë rezultat. Situata është serioze, mirëpo e menaxhueshme dhe nën kontroll”, kishte deklaruar Hoti përcjell Telegrafi.

Por, bazuar në statistikat zyrtare, del se numri i të infektuarve është afërsisht me fazën para vendosjes së masave shtrënguese.

Gjatë këtyre 19 ditëve sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë kryer 30.909 testime, prej të cilëve 12.821 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në krahasim me po të njëjtën periudhë kohore numri i rasteve dhe testeve tregon se situata nuk është përmirësuar.

Gjatë 19 ditëshit para vendosjes së masave janë kryer 28.647 testime prej të cilave 9908 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Numri i Testeve pas vendosjes së masave është rritur për 7.3%, mirëpo ai i të infektuarve është rritur për 22%. Sipas kësaj del se numri i rasteve është rritur 3 herë më shumë sesa ai i testeve.

Ndërkohë numri i të vdekurve të prekur me COVID-19 ka shkuar në 1.040./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori