LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja antiCOVID, transporti publik punon me 50 për qind të kapaciteteve

Masat e reja antiCOVID, transporti publik punon me 50 për qind të kapaciteteve
Foto: Ilustrim

​​Me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19, transporti publik për komunat me rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve si dhe taksitë lejohen të punojnë me vetëm një pasagjer prapa ose tre pasagjerë të së njëjtës familje.

Sipas njoftimit për media, transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.


“Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të familjes”, thuhet në njoftim.

Qeveria miraton masat e reja antiCOVID-19, hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00
Lexo po ashtu Qeveria miraton masat e reja antiCOVID-19, hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00

Ndryshe, vendimi për masat e reja përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi të premten, më 13 nëntor në orën 18:00.

Sipas këtij vendimi komunat do të ndahen në tri kategori sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit.

“Komunat me rrezik të ultë –  deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të gjelbër); Komunat me rrezik të mesëm –  nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të verdhë);  Komunat me rrezik të mesëm –  mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të kuqe)”, thuhet në vendim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori