LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të reja të aplikuara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Gazetari i ABC raporton nga Morina se numri i të kthyerve është i madh, ndërsa masat kanë hyrë në fuqi sot duke bërë që një pjesë e mirë e qytetarëve të mos jenë në dijeni.


“Unë vaksinën e dytë e kam bërë së fundmi dhe sipas rregullit s’mund të bëj vaksinë tjetër tani, të paktën deri në mars. Këta më kërkojnë vaksinë të tretë ose PCR. Për të bërë test PCR duhet që të shkosh të paguash 30 euro”, tha një qytetar.

Një shofer furgoni që transporton udhëtarë u shpreh se nuk kishte qenë në dijeni të këtij rregulli të vendosur nga qeveria e Kosovës.

“Unë i kam të gjithë udhëtarët me nga dy vaksina. Tani na kërkojnë edhe PCR ose vaksinën e tretë. Nuk isha në dijeni të një urdhri të tillë që thonë se ka hyrë në fuqi mbrëmë”, tregon ai duke shtuar se ishin nisur për të vizituar një zonë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës vendosi masa të reja kundër koronavirusit ditën e djeshme duke limituar numrin e udhëtarëve që futen atje. Masat po ashtu prekin edhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori