LAJMI I FUNDIT:

MASAKRUESHËM U NDAMË ATË NATË

MASAKRUESHËM U NDAMË ATË NATË

Poezi nga: Dije Demiri Frangu

nuk di pse aq masakrueshëm u ndamë
shkoqej shpirti prej shpirtit
e trupat e pafaj 1000 copë u bënë
ti m‘i nxorre sytë e m‘i more
bashkë me ëndërrat që kishin brenda
unë zemrën ta nxorra
t’mos të të rrah më për askë
tash unë botën nuk e shoh
tash ti je bërë mumi
o sa masakrueshëm u ndamë
si zogj të zi krrokatës ndiheshin zemrat tona
e asnjë stuhi nuk u bë e gjallë atë çast
ishin futur brenda nesh dhe
gjithçka tonën çkulnin me rrënjë
i gjuanin dritareve puthjet shtrëngimet shikimet i shkelnin me këmbë
udhët tona në xhama prerës u shtruan
pse ishim dashur pse ndaheshim
vetëm universi qeshej me zë


u shkëputa si fetusi
nga mitra e ëndrrës tënde ika
re si lis i vrarë vetime
e përroi të mori
-u ndamë maskarueshëm atë natë